Taulant Seferi e vazhdon kontratën me Young Boys

Taulant Seferi e ka zgjatur dhe për një vit kontratën me skuadrën e Young Boys në Zvicër.
Sulmuesit të kombëtares shqiptare U-21, do të mbetej lojtar i lirë.
Huazimi i tij te Winterthur, në ligën e dytë në Zvicër, ka bërë që Seferi të tregojë vlerat e tij ku ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar dy herë.
Seferi ka qenë lojtar vendimtar edhe te kombëtarja shqiptarëve për të rinj.
Kjo ka qenë arsyeja që Young Boys e kanë blinduar sulmuesin me kontratë deri në verën e vitit 2020.
Aty është edhe mundësia e rinovimit edhe për tre vitet.
Young Boys janë rrugë për tu shpallur kampion edhe këtë sezon në Zvicër. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































