Artisti londinez i tatuazheve, Scott Maclaren, 30 vjeç, që punon në Fulham Tattoo Centre, ka thënë se trajneri portugez, Jose Mourinho i ka shkruar emrin e gruas dhe të fëmijëve në dorë që në vitin 2013.

Jose ka pasur ta bëjë tatuazhin edhe më herët por sipas Scott, ai në momentet e fundit u tërhoq nga frika.


Gruaja e tij Matilde Faria, e kishte bërë tatuazhin, kur Jose ishte në turne përgatitore me Chelsean në SHBA.

Scott tregon për SunSport se Mourinho është dashur ta bëjë atë tatuazh në vitin 2011 në të njëjtën kohë kur e kishte bërë gruaja e tij.

article 2382019 0288C73F0000044D 245 Familja e Jose Mourinho, për të cilët dedikohet tatuazhi

“Gruaja e Joses ka tatuazh me emrin e tij dhe edhe ai ka pasur dëshirë ta ketë një të tillë”.

“Ajo e kishte bërë tatuazhin në LA, por trajneri nuk kishte guxuar të bëjë”.

article 2382019 1B15889B000005DC 638 Tatuazhi i Mourinhos

“Një shok i imi i kishte rekomanduar emrin tim që ta bëjë tatuazhin pasi i kishte premtuar gruas së tij”.

Scott tregon momentin kur Mourinho kishte zbarkuar në dyqanin e tij.

nintchdbpict000345641178 Gjatë një ndeshje

“Ai kishte pak presion, por e largoi, ishte e shtunë nuk e harroj, ai erdhi drejt tek unë”.

“Ai ishte nervoz, nuk bëri shumë pyetje, vetëm pyeti se a do t’i dhemb shumë”.

nintchdbpict0003456405932 Mou dhe tatuazhi i tij

“Isha i nderuar që t’ia bëja tatuazhin në dyqanin tim dhe ta ndihmoja që ta mbante premtimin ndaj gruas”.

“Tami, Tite dhe Zuca”, janë nofkat e anëtarëve të familjes së Jose Mourinhos që i ka bërë tatuazh.

nintchdbpict0003712285442 Mou gjatë kohës kur e bëri tatuazhin

Përvec Joses, Scott i ka bërë tatuazh edhe Eden Hazardit në të dy duart. /Telegrafi/

telegrafi sport app