TATUAZHET JANË SI ILAÇ: Nëse keni më shumë se një, do të jeni i shëndetshëm sikur molla!

Një zbulim i ri na ka befasuar të gjithëve. Të gjithëve na janë të njohura rreziqet të cilat i bart me vete tatuazhi, mirëpo ai ka edhe përparësi shëndetësore, si p.sh. forcim imuniteti. Ja për çfarë është fjala.
Pas tatuazhit të parë te njerëzit shihet rënie e imunoglobulinës A, antitrupa të sistemit imunitar derisa niveli i kortizoleve – hormonit të stresit është në ngritje.
Mirëpo pas tatuazhit të dytë niveli i imunoglobulinës bie shumë pak (në raport me të parin) që tregon që trupi ka forcuar sistemin imunitar.
Çdo tatuazh më shumë forcon imunitetin edhe më shumë, transmeton Telegrafi.
Studimin e vet shkencëtarët e Universitetit të Alabamës e kanë bërë në 24 femra dhe 5 meshkuj të moshës nga 18 deri në 47 vjeç.
I tërë hulumtimi me të gjitha detajet është botuar në revistën “American Journal of Human Biology”.
Shkencëtarët thonë gjithashtu që injektimi i ngjyrës në qeliza të lëkurës më shumë se një herë në trup ka efekt të njëjtë sikur stërvitjet.
Tatuazhi është stres i madh për trupin, sepse nuk e di se çfarë po i ndodh, andaj reagon ngjashëm sikur kur stërvit në palestër. /Telegrafi/























































