LAJMI I FUNDIT:

Tasla Model 3 mund të blihet edhe pa bërë rezervim (Foto)

Tasla Model 3 mund të blihet edhe pa bërë rezervim (Foto)

Shenj i mirë, që tregon se prodhimi i kompanisë Tesla ka nisur ta merr vetën

Para disa vitesh, të gjithë ata që ishin në ankth për ta pasur një Model 3s, duhet të paguanin nga njëmijë dollarë, vetëm për të bërë rezervimin, transmeton Telegrafi.

Kompania amerikane që pësoi mjaft rënie dhe ngritje në prodhim, tani duket se ka marrë vetën dhe mund të prodhojë makinat si duhet. Madje, linja e Model 3 është krejtësisht në rregull, pasi është bërë e ditur se nuk ka nevojë për rezervim dhe vetura mund të blihet vetëm me një aplikim të thjeshtë.


Me të bërë aplikimin përmes internetit, klientit i duhet të pret deri në tre muaj, derisa t’ia dërgojnë në shtëpi.

Çmimi fillestar i Model 3 është 35 mijë dollarë, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, po që se konfigurohet me opsionet Long Range dhe Performance.

Kjo e fundit, e ka mundësinë edhe të ‘rrëshqitjes’ nëpër asfalt. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.5-sekonda, teksa me një mbushje baterie mund të udhëtojë për 500 kilometra. /Telegrafi/