Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi është raportuar të kenë filluar një lidhje romantike. 

Këngëtari ditë më parë zgjodhi heshtjen duke mos mohuar, as pohuar lidhjen e tyre për Telegrafin.


Megjithatë, spekulimeve i dha zjarr edhe më tepër këngëtarja e cila shkroi në istagram se dikush i kishte rrëmbyer zemrën duke mos specifikuar se për kë bëhet fjala, transmeton Telegrafi.

Por, në orët e vona të ditës së djeshme dyshja e lartpërmendur janë parë teksa komunikojnë drejtpërdrejt me fansat.

Megjithëse këta të fundit pyetën Gencin dhe Enin nëse janë në lidhje, këta sërish refuzuan të përgjigjen në pyetjet e fansave.

Ndryshe, Genci është duke punuar në një projekt muzikor me të motrën e Enit, këngëtaren Greta Koçi. /Telegrafi/