LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -8° clearsky_night

Tash e një vit prej nënshkrimit të kontratës për biçikleta, Zogaj: Pjesa softwerike dhe sistemi i pagesave po pengon funksionalizimin

Tash e një vit prej nënshkrimit të kontratës për biçikleta, Zogaj: Pjesa softwerike dhe sistemi i pagesave po pengon funksionalizimin

Një vit më parë është nënshkruar marrëveshja e kontratës së blerjes së biçikletave të qytetit të Prishtinës.

Atëherë nënkryetari i qytetit Alban Zogaj pati thënë se afati për zbatimin e këtij projekti është 60 ditë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo 2 muaj më parë në një intervistë për Telegrafin po i njëjti tha se projekti është në përfundim dhe se në fund të muajit qershor biçikletat do të jenë të gatshme.


“Biçikletat kanë arritur dhe krejt pajisjet përcjellëse janë në Prishtinë. Tash ka mbet vetëm çështja tek aspektet softuerike, pra aspekti i pagesës dhe i softuerit, i digjitalizimit sepse do të jetë proces digjital krejt. Dhe sipas informatave të fundit që i kam prej menaxherit të kontratës, parashihet që gjatë muajit qershor, eventualisht deri kah fundi i muajit qershor, biçikletat i kemi të gatshme në rrugët e Prishtinës”, kishte deklaruar Zogaj.

Me biçikleta në Prishtinë nga fundi i qershorit, 100 sosh në gjithsej 10 pika
Lexo po ashtu Me biçikleta në Prishtinë nga fundi i qershorit, 100 sosh në gjithsej 10 pika

Tani jemi në përfundim të muajit korrik dhe akoma asgjë nuk është përfunduar. Nëpër rrugët e Prishtinës mund të shihen se janë krijuar vetëm hapësirat për vendosjen e biçikletave.

Ndërsa nënkryetari Zogaj për Telegrafin deklaroi se biçikletat janë në Prishtinë qe një kohë por sipas tij pjesa softwerike dhe sistemi i pagesave kanë marrë kohë më shumë se që është planifikuar.

“Projekti i Biçikletave të Prishtinës është pothuajse i gatshëm. Biçikletat dhe pjesët përcjellëse janë që një kohë në Prishtinë, por sistemi i pagesave dhe pjesa softwerike kanë marrë më shumë kohë sesa që kemi planifikuar. Biçikletat shpejtë do t’i kemi aktive”, tha ai. /Telegrafi/ 

Në trend

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Evropa
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Kalo në kategori