Banorët e lagjes "Mati 1" tash e dy muaj janë duke u përballur me probleme për shkak të një rruge e cila është e dëmtuar, kështu duke ua vështirësuar kalimin qytetarëve.

Në disa video që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit shihet se si qytetarët kanë vështirësi gjatë kalimit të asaj rruge, ndërsa një moment shihet edhe një grua e cila detyrohet ta bartë fëmijën bashkë me karrocë, për shkak të prishjeve që janë bërë.


Qytetarët kanë deklaruar se rruga tash e dy muaj është e dëmtuar dhe Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rregullimin e kësaj rruge./Telegrafi/

358158590 1333135477286945 6484947078173661143 n