Temperaturat e ulëta ditëve të fundit kanë sjellur edhe borë përgjatë bregdetit malazez.

Nga Herceg Novi në Kotorr, Budva, Bar - të gjitha këto vende bregdetare janë mbuluar befasishëm me borë, por kjo gjë, ndonëse i ka zënë në befasi banorët, edhe i ka gëzuar, përcjell Telegrafi.


Por siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, komuna më jugore të Malit të Zi – Ulqini, duket joreale nën borë!

Plazhi i famshëm i vogël është i mbuluar me borë, pamje që e kombinuar me detin në sfond, japin një pamje krejtësisht të re.

Aty mund të shihen veturat dhe trotuaret e “bllokuara” nga bora, por me rrugët kryesisht të pastruara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Malit të Zi, sasia e dëborës në Ulqin është gjashtë centimetra. /Telegrafi/

1 209

2 115

3 89

4 75

5 60

6 52

7 46

8 42

9 36

10 28