Tarifat e Trumpit, më shumë se 50 vende kontaktojnë Shtëpinë e Bardhë për negociata

Më shumë se 50 vende i janë drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të filluar bisedimet tregtare pasi Trump shpalli tarifat, sipas drejtorit të Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.
“Ata po e bëjnë këtë sepse e kuptojnë se po mbajnë një pjesë të madhe të barrës së këtyre tarifave”, tha Kevin Hassett.
Hassett tha se mund të ketë "disa rritje çmimesh" për shkak të tarifave të reja, por ai nuk beson se do të jetë një "barrë e madhe" për konsumatorët amerikanë, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tha gjithashtu se njoftimi i Trumpit nuk ishte pjesë e një plani për të bërë presion ndaj bankës qendrore të SHBA për të ulur normat e interesit duke tronditur tregun.
Ndryshe, kjo vjen pasi Trump tha në fillim të kësaj jave se tani do të ishte "koha e përsosur" që banka qendrore të ulë normat e interesit.
"Ai nuk po përpiqet të rrëzojë tregun, ai po përpiqet të përmbushë premtimet ndaj punëtorëve amerikanë", tha Hassett. /Telegrafi/


































