Efektet e tarifës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës po konsiderohen nga Oda e Afarizmit të Kosovës të jenë në rritjen e prodhimit vendor dhe cilësisë së produkteve, si dhe në uljen e importit nga Serbia në masë të madhe, ndërsa nga partitë opozitare thonë se tarifa pati efekt politik dhe ekonomik.
E derisa kryeministri Albin Kurti ka paraparë që prej 15 marsit do të nisë heqja e taksës pjesërisht, njohës të ekonomisë thonë se për më shumë se një vit që kur u vendos tarifa, nuk pati rritje të eksporteve por pati ngritje të çmimeve për produktet e shportës së qytetarëve.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se efektet pas vendosjes së tarifës janë të mira dhe janë të mëdha, ndërsa kërkon nga Qeveria që taksa të zëvendësohet me reciprocitet.
Krasniqi thotë se importi nga Serbia ka rënë nga 450 milionë euro në rreth 5 milionë, derisa ka kërkuar nga qeveria e re të ketë një bashkëpunim më të mirë me bizneset.
“Efekti i parë është për rritjen e kualitetit të produkteve që tani vijnë nga Bashkimi Evropian, edhe nga vende të tjera të rajonit përveç Serbisë. E dyta është me rritjen e prodhimit vendor, të cilat për momentin ende nuk kemi statistika të sakta se sa është rrit prodhimi vendor, por ka rritje të prodhimit dhe në përgjithësi bizneset janë të kënaqura. Edhe qytetarët kanë filluar të konsumojnë më shumë prodhime vendore. Përfundimisht Kosova e cila ka qenë importuesi më i madh nga Serbia, u bind edhe qytetari, por edhe bizneset se munden pa produktet serbe dhe munden të zhvillohen dhe të investojnë edhe në prodhimin vendor”, theksoi Krasniqi.
Edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala thotë për KP se përpos efekteve politike, tarifa ka shënuar arritje pozitive edhe në ekonominë e vendit.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Shala këmbëngulë se se kjo masë e vendosur nga qeveria e kaluar nuk duhet të hiqet përderisa nuk eliminohen arsyet që kanë detyruar të marrin një masë të tillë.
Sipas tij, qëndrimi i grupit parlamentar të Nismës, është që përderisa nuk eliminohen arsyet, të cilat e kanë detyruar, atëherë Qeverinë e Kosovës të marrë një vendim të tillë, kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi.
“Përpos efekteve politike që i ka pasur kjo masë, 10 përqind pastaj 100 përqind, normalisht që ka pasur edhe efektet ekonomike në ekonominë e vendit tonë. E ajo që ka qenë pà «rfitim i ekonomisë vendore, është që ka ndikuar drejtpërdrejt te prodhuesi vendor. Është rritë prodhimtaria vendore, është rritë konsumimi i produkteve vendore nga e qytetarëve të Kosovës. Pra, përpos efekteve politike edhe efekti ekonomik ka qenë i jashtëzakonshme pas aplikimit dhe vendosjes së kësaj mase”, thotë Shala.
Po kështu mendon edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, i cili thotë se tarifa ka efekt edhe ekonomik dhe politik.
Hamza thotë se tarifa është vendosur si rezultat i problemeve të Serbisë me veprimet ndaj Kosovës, për moskërkim falje, për moskompensim të dëmeve të luftës, problemet në tërheqjen e njohjeve dhe pengesat në anëtarësimin në institucionet e ndryshme ndërkombëtare.
“Taksa ka efekt edhe politik, edhe shtetëror, edhe ekonomik . Prandaj, taksa ka qenë pasoja, ka qenë shkaku, dhe për këtë duhet fillimisht me u korrektua Serbia me veprimet e veta që është duke i bërë në dëme të Kosovës. Andaj, ne do të punojmë bashkërisht për të ardhmen e regjionit, për të ardhmen e Kosovës dhe për të ardhmen e dy vendeve”, deklaron Hamza.
E ndryshe mendon eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, i cili thotë se tarifa nuk ka arrit rezultatet në ekonominë e Kosovës, përpos përfitimeve që kanë pasur disa biznesmen të Kosovës, e kanë pësuar qytetarët me ngritje të çmimeve.
Gërxhaliu thotë se është koha që më tepër të punohet në kampanjën vetëdijesuese, të ketë mbështetje të sektorit për marketing dhe prodhim të produkteve vendore dhe jo të jetë një masë e tillë, e cila vërtet Kosovën e ka izoluar, ngufat dhe sot raportet me miqtë ndërkombëtar janë më cenuara se kur do herë.
“Kisha pas dëshirë që t’i numëroj efektet pozitive e të themi që kemi rritje eksporteve, të themi që kemi rënie të importeve, të themi që kemi ulje të inflacionit, ulje të çmimeve të shportës së qytetarëve ose indikator që prodhimet tona janë duke depërtuar në vende të ndryshme, por të gjithë këta indikator nuk ekzistojnë. Duhet të kuptohet se ekonomia e një shteti nuk mbahet me keksë dhe patate, kërkon një rrafsh horizontal me produkte të rëndësishme strategjike në qoftë se mendojmë që prodhimi i Kosovës të jetë determinues për zhvillim dhe stabilitet social. Në qoftë se dikush ka përfituar nga tarifa, kemi disa biznesmen prodhues të cilat e kanë shtrirë prodhimin në Kosovë e të cilët e kanë ngritur çmimin për qytetarët”, thotë Gërxhaliu.
Pronari i fabrikës për prodhimin e ngjyrave për mure “Re lux”, Ramiz Gashi duke thënë se qeveria duhet të jetë më sy çel, thekson se në këtë periudhë nuk ka parë ndonjë efekt të madh në biznesin e tij, mirëpo nuk përjashton mundësinë të mos kenë pasur ndonjë efekt firmat tjera.
Gashi thotë se kompania e tij ka pasur një rritje të qarkullimit të prodhimit diku deri 30 përqind krahasuar me një vit më parë, mirëpo kjo nuk ka qenë falë taksës, por falë eksportit të vazhdueshëm për në Gjermani.
“Taksa tek ne direkt nuk ka ndikuar në mënyrë pozitive, por edhe nuk na ka penguar fare hiq. Megjithatë, taksa e ka arrit qëllimin… Nëse qeveria e merr një vendim dhe e sheh të arsyeshme që duhet ta heq taksën, qeveria duhet të na ofrohet neve prodhuesve pak më afër. Sepse qeveria e Serbisë ka interesin që ta kthej tregun që e ka pasur. Qeveria e Serbisë do të bëj gjithà §ka edhe t’i favorizoj prodhuesit e vet në forma të ndryshme. Kështu që nuk do të jetë fort e lehtë edhe për neve që ta përballojmë duke ditur se ata kanë kushte më të mira se ne si prodhues. Andaj qeveria jonë duhet të jetë pak më sy çel në këtë rast dhe të na ofroj neve kushte sikur që ofron Serbia për prodhuesit e vet”, pohon Gashi.
Ndryshe, në nëntor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, fillimisht me 10 përqind, pastaj me 100 përqind. Ndërsa, kryeministri i ri, Albin Kurti me partnerin e tij patën premtuar se do ta heqin taksën pasi të vendosin reciprocitetin, por kryeministri Kurti të enjten pasdite ka propozuar heqjen e tarifës pjesërisht, ku gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Po ashtu, sipas këti j raporti të kryeministrit, nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Për ASH-në e Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Siljanovska Davkova -Angellovska-Bezhovska: Pritet stabilitet i çmimeve dhe atij financiar
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar