Taravari: Sela kërkon unifikimin e opozitës, BESA ikë (Foto)

Sekretari i LR-PDSH me një reagim në Facebook ka thumbuar Lëvizjen Besa duke e cilësuar qëndrimin e zëdhënësit të Lëvizjes Besa si vjedhje vreri, njofton Telegrafi Maqedoni.
''Ziadin Sela kërkon unifikimin e opozitës, duke u përpjekur që Lëvizja BESA të jetë plani i përbashkët strategjik i shqiptarëve të Maqedonisë. Etiketimi i llojit “hipokrit” nuk është asgjë tjetër, përpos ikje nga përgjegjësia për t’u unifikuar spektri opozitar, dhe se ky veprim i Lëvizjes BESA tregon hapur se nuk janë të gatshëm për ta luftuar pushtetin e BDI-së, porse taktizojnë me mjetet e tyre që tashme popullin po e bindin për të keqen e tyre.'' thotë mes tjerash sekretari organizativ Arben Taravari./Telegrafi/
REAGIM Lideri i LR PDSH Ziadin Sela i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij politike është i detyruar nga morali në...Posted by Arben Taravari on Thursday, April 7, 2016
Nga
Telegrafi
07/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































