LAJMI I FUNDIT:

Taravari në Strugë: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta

Taravari në Strugë: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta

Sot, kandidati për president Arben Taravari zhvilloi vizitë në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.

Gjatë takimeve, siç njoftojnë nga kabineti i tij, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta.

Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.


“Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës”.

“Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria”, tha Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori