Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka qenë i ftuar i radhës në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni. Ai foli për karrierën politike, vitet që i kanë mbetur si politikan dhe projektet me të cilat më shumë krenohet.
Taravari tha se një politikan është e tepërt që të qëndrojë në skenën politike më shumë se dhjetë vite, duke shtuar se ai do ta ketë mandatin e fundit në kongresin e radhës të partisë. Ai foli edhe për bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në në zgjedhjet lokale të vitit 2025, si dhe pasurinë e tij.
“Një politikan kur bënë më shumë se dhjetë vite karrierë, bëhet e tepërt. Me vozitje në politik në vitin e nëntë – dhjetë, mendoj se i afrohem fundit dalëngadalë. Tash e kemi kongresin e ASH-së dhe ky do të jetë mandati i fundit, pra katër vite maksimum do të jem në fund të karrierës politike”.
“E kam deklaruar realisht pasurinë. Diçka që e rrit vlerën e pasurisë sime është shtëpia e babës në Gostivar, shpesh në opinion është përmendur si dhuratë 700 mijë euro. Dhe nëna ka vendosur që pasurinë që e ka pasur baba ta ndajmë dhe mua më ka rënë shtëpia në Gostivar. Vlera e asaj shtëpie është afërsisht 700 mijë euro.
“Nuk kam nevojë të sqarohem me BDI-në për pasurinë time, është ajo që e kam deklaruar. Kur e kam blerë e ka pasur atë vlerë. Çmimet e veturave dhe shtëpive kanë shumë dallim prej para konfliktit në Ukrainë dhe pas asaj. Atë shtëpi e kam deklaruar para mandatit të dytë në Gostivar. Për 24 vite përvojë pune kam një veturë Volvo dhe një shtëpi që e kam blerë në Shkup”, tha Taravari.
Ai theksoi se nuk do t’ia sugjeronte djalit të tij që të bëhet politikan. Ndërsa i pyetur për projektet që është më shumë krenar që i ka realizuar, Taravari e përmendi qendrën për personat me autizëm në Gostivar.
“Është një projekt shumë i rëndësishëm në Komunën e Gostivarit. Si ministër në vitin 2017 parë e kisha ëndërr të hapim qendër për autizëm në Gostivar, por nuk arrita pasi isha ministër për 100 ditë. Menjëherë pasi u ktheva në Komunën e Gostivarit arritëm ta hapim këtë qendër, e cila është ndër më të mirat në rajon. Ka kushte fantastike dhe është shumë funksionale”, tha Taravari.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në, Taravari tha se pika e fundit e marrëveshjes për qeverisje është që në zgjedhjet lokale të garojnë bashkë.
“Në parim pika e fundit e marrëveshjes në mes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së është që bashkëpunimi i komplet qeverisë të jetë edhe në zgjedhjet lokale të viti 2025. Duke mos specifikuar se ku do t’i ndihmojmë ne dhe ku ata. Ideja është kështu dhe besoj se 2025 do të kemi marrëveshje definitive me OBRM-PDUKM, por marrëveshja është nënshkruar parimisht kur bëmë marrëveshje për qeverinë e re”.
“Në qytetet urbane Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, ndikon edhe vota e etnive tjera, por kryetari i këtyre qyteteve nuk mund të jetë kryetar komune nëse nuk ka fituar tek shqiptarët. Por e mirëseardhur është vota edhe e bashkëqytetarëve maqedonas dhe turq”, tha Taravari.
Në fund e pyetëm edhe për disa këshilla si mjek për shëndetin mendor, ndërsa i këshilloi të rinjtë që të bëjnë më shumë aktivitete fizike dhe të socializohen./Telegrafi/
*Ky emision është mbështetur nga KFC Maqedoni dhe Zgjimi Company.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë