LAJMI I FUNDIT:

Taravari me ftesë publike për Kurtin dhe Ramën: Takohuni në Shkup

Taravari me ftesë publike për Kurtin dhe Ramën: Takohuni në Shkup

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “Euronews Albania” ka folur për situatën e fundit ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai, nuk parazgjodhi të drejtojë gishtin nga ndonjëri prej ata për të etiketuar si fajtor në krijimin e kësaj situate, por tha se si Aleancë për Shqiptarët janë të gatshëm që të organizojnë takim mes tyre në Shkup.

“Mendoj se situata që u krijua është shumë e vështirë dhe shumë e komplikuar në përgjithësi për shqiptarët. Unë mendoj se urgjentisht duhet zotëri Rama dhe zotëri Kurti të ulen. Ne, si Aleancë e Shqiptarëve dhe si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kishim ngritur këtë si iniciativë që ja në Shkup të organizohet një takim mes dy kryeministrave që të kenë një agjendë afatshkurtë, afatmesme dhe afatgjate e cila ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve të cilët jetojnë këtu në Ballkan, në dy shtete, por jo vetëm në dy shtete shqiptare, por edhe në Maqedoni, Greqi… Unë nuk arrita t’i ja them Ramës këtë, sepse nuk e takova. E takuan ministrat tanë. Por ja që publikisht them që e kisha marrë një iniciativë të tillë për t’i takuar dhe për të krijuar një strategji”, tha Taravari.


Kujtojmë që kjo deklaratë e Taravarit vjen ngaqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori