Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot pas takimit me strukturat partiake tha se kanë vendosur të shkojnë në opozitë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Taravari tha se ato sollën ndryshimin në zgjedhjet e kaluara, mirëpo ky ndryshim nuk ishte ai që premtuam.


Ai theksoi se pasi partia e tij vendosi që të dalë me lista të veçanta për këshilltar, nuk arritën të gjejnë mirëkuptim nga partitë e tjera brenda VLEN-it.

Taravari tha se ASH është unike dhe do të vazhdojë në hapjen e shtabeve për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale./Telegrafi/