Nëse mendonit se nuk kishte një pjesë të harduerit në të cilin dikush nuk mund të luante legjendarin FPS Doom, e keni gabuar. Një entuziast tani ka arritur ta vërë në punë me ndihmën e një televizori të vjetër CRT.
Teleteksti, një standard për shfaqjen e tekstit dhe grafikëve rudimentare në ekranet televizive, u krijua qysh në vitin 1970. Megjithëse funksionet janë marrë prej kohësh nga shërbimet e internetit, ai është ende në përdorim në shumë vende. Famën e mori në vitet 80-90 të shekullit të kaluar, kur shërbente për të dhënë informacion në kohë reale dhe me funksione ndërvepruese mund të “luante” edhe disa lojëra elementare dhe grafike jo tepër kërkuese.
Nga ana tjetër, Doom është një lojë FPS e krijuar në vitin 1993, pikërisht në kohën e popullaritetit të madh të teletekstit. Por vetëm tani, 30 vjet më vonë, dikush mendoi të kombinonte të dyja dhe – të luante Doom në një mjedis grafik teleteksti. Për të bërë përshtypjen edhe më të mirë dhe plotësisht retro, loja u bë në një televizor të vogël të vjetër CRT, dhe kjo – çuditërisht – me ndihmën e një telekomande si kontrollues.
Autori i këtij kombinimi të pazakontë është një përdorues i YouTube me pseudonimin lukneu, të cilit ky është eksperimenti i parë i shfaqur në atë platformë, ndaj nuk kemi asnjë informacion shtesë për të.
Por, për Doom në teletekstin, për fat, ne kemi pak detaje teknike. Autori shkruan se këtu video-loja nuk është “duke funksionuar” në vetë pajisjen televizive ose brenda ndërfaqes së teletekstit, pasi ky standard është përshtatur vetëm për rrjedhën e të dhënave në një drejtim – dmth vetëm për shfaqjen e përmbajtjes së marrë, në rezolucion prej 25 rreshtash me 40 karaktere secila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Marrja e ChatGPT në 'terapi' për ankthin ndihmon me paragjykimet, thonë studiuesit
Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur – kanë një kërkesë për Elon Muskun

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk thotë se X u godit nga 'një sulm masiv kibernetik' pasi përdoruesit nuk mund të qaseshin në llogari

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa