Site icon Telegrafi

Talenti kosovar Ernis Qestaj bën hapin e madh në karrierë, nga Phoenix i Ligës së Parë transferohet në Superligën e Kroacisë

Vazhdojnë të dalin talente nga futbolli i Kosovës në kampionate të respektuara evropiane.

I fundit që ka bërë një hap të madh është Ernis Qestaj, nga Juniku. Sulmuesi i talentuar kosovar së fundmi ka qenë pjesë e Phoenix në Ligën e Parë të Kosovës dhe është transferuar në Kroaci.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vite me fanellën e skuadrës elitare nga Superliga e Kroacisë, Slaven Belupo.

“Ernis Qestaj është lojtari i ri i Slaven Belup. Qestaj është sulmuesi 18 vjeçar i lindur në Junik të Kosovës, më 17.7.2006. Ai vjen në klubin tonë nga Phoenix i Kosovës, ndërsa nënshkroi kontratë katër vjeçare”.

“Duhet theksuar se ai është anëtar i kombëtares U-19 të Kosovës, dhe se është i njohur për stafin tonë ekspertë, sepse përgatitjet dimërore i ka nënshtruar në Medulin me Slaven Belup”, shkruan klubi kroat.

Vet talenti dardan është shprehur i lumtur me këtë hap të madh në karrierën e tij.

“Jam i lumtur dhe krenar që nënshkrova kontratë me Slaven Belupa. Njoh shumë lojtarë sepse u stërvita me ta për gati tre javë kështu që nuk do të duhet shumë kohë për t’u përshtatur. Aktualisht jam në rehabilitim dhe mezi pres të kthehem në fushë”.

“Unë besoj se kemi një sezon të shkëlqyeshëm përpara nesh, dhe unë do t’i përkushtohem plotësisht klubit që nga dita e parë. Do bëj çmos që të përmirësohem dita ditës dhe do jem gati për mundësinë time”, deklaroi Qestaj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version