Jemi mësuar që sa herë të hipim në një taksi, shoferë të jenë vetëm meshkujt. Por, kohëve të fundit mund të rastisni edhe në shofere femra, apo taksiste. Ndonëse, ende jo në raste të shpeshta.
Në Rahovec ekziston një taksi e veçantë që kryen shërbime vetëm për gratë dhe vajzat.
Organizata ka fituar një donacion të vogël më çrast ka punësuar tri vajza për t’u shërbyer vetëm grave dhe vajzave.
Dy nga vajzat punojnë shofere, ndërsa një e tretë punon në qendrën e thirrjeve që pranon kërkesa nga pasagjeret.
Rinora Nurshaba është një taksiste nga Rahoveci e cila vozitë vetëm pasagjeret gra dhe vajza, përcjell Telegrafi.
Ajo në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka rrëfyer përvojat e saj personale në këtë profesion.
Rinora është trajnuar për vozitje nga organizata “Hareja”, pasi kjo e fundit kishte fituar një grant nga qeveria Holandeze
Adelina Paçarizi, e cila është drejtoreshë në organizatën “Hareja”, ka thënë se kanë plane që këtë aktivitet do ta zgjerojnë edhe me djem të ri që do t’u shërbenin edhe burrave dhe djemve.
Adelina thotë se radio taksi për femra është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Rahovecit pasi kjo punë është lehtësi edhe për burrat.
Ajo thotë se në gjithë Kosovën ende ekzistojnë paragjykimet prandaj gratë e kanë shumë të lehtë kur voziten nga një vozitëse grua.
Orari i taksisë në Rahovec është nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Rinora nga ana tjetër thotë se është përkrahur shumë edhe nga familja dhe bashkëshorti për këtë profesion.
Drejtoresha e organizatës “Hareja”, thotë se janë të kënaqura me numrin e pasagjerëve por thotë se operimi me vetëm një veturë është shumë i vështirë dhe me ato të ardhura mund të paguajnë vetëm pagat e punëtorëve dhe ndonjë shpenzim për organizatën por jo më tepër./Telegrafi/