Pezullimi i taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuar nga Serbia, të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës, “është kërkesë që ekziston” dhe ajo është për ta “disiplinuar” Kosovën, ka thënë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i ka bërë Komunës së Vushtrrisë.
“Unë mendoj që është një kërkesë që të na disiplinojnë, që ne të pranojmë ndonjë zgjidhje me më shumë kompromise në marrëveshjen finale me Serbinë. Prej nesh nuk ka mbetur shumë se çka të japim. Ne jemi pajtuar me Ahtisaarin, i kemi kryer ato obligime që i kemi pasur. Tani nuk kemi se çka të japim për njohjen, por mund ta japim një partner ekonomik për Serbinë, sepse kur të na njeh Serbia, hiqet edhe taksa”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka shtuar se taksa ndaj prodhimeve të Serbisë nuk është thjeshtë vetëm taksë dhe vetëm tregti, por është edhe kriter që tregon se a është Kosova shtet ose jo. Sipas tij, nëse Kosova lëshon pe lidhur me taksën, do ta ketë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje, në pozicione të barabarta.
Vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që të rifillojë dialogu, por kryeministri Haradinaj, në vazhdimësi ka ripërsëritur që taksa nuk do të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sepse nuk ka alternativë më të mirë, por heqja e taksës prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë, të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës dhe që Serbia e sheh si pengesë për rifillimin e dialogut, vështirë se mund të pezullohet pa ndryshimin e qasjes së vet Bashkimit Evropian ndaj dialogut në përgjithësi, si dhe ndaj Kosovës brenda këtij dialogu.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë, përveç tjerash, i ka shërbyer kryeministrit Haradinaj si mjet që ka marrë përkrahjen e popullit, si dhe tashmë është shndërruar në një kartë për presion, të cilin kryeministri po e përdorë jo vetëm karshi Serbisë, por edhe ndaj faktorit ndërkombëtar në përgjithësi.
“Kërkesat e kryeministrit kanë qenë të qarta, pra, po kërkon njohje (nga Serbia) për heqje të taksës. Normalisht që këto janë qëndrime maksimaliste të zotit Haradinaj, mirëpo gjasat për ta larguar taksën tani, pothuajse nuk ekzistojnë ose janë shumë të vogla, për vet faktin se kjo taksë po shërben mirë për aspektin e politikave ditore dhe për aspektin e rritjes së brendshme të subjektit politik të Haradinajt (AAK). Përderisa është një qëndrim i tillë nga qytetarët, që në masë të madhe e përkrahin taksën, vështirë që mund të ketë lëkundje të Haradinajt në këtë drejtim”, theksoi Murati.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thekson që gjatë gjithë kohës që është zhvilluar dialogu Kosovë – Serbi, është krijuar përshtypja në Kosovë që qasja e Bashkimit Evropian ndaj dialogut kishte më shumë të bënte që Serbisë t’i hapej rruga e përparimit në integrimet evropiane, ndërkohë që Kosova nuk ka përfituar asgjë.
Një qasje tjetër e Bashkimit Evropian karshi Kosovës në dialog, sipas tij, do të mund të kushtëzohej me heqjen e taksës.
“Taksa mund të hiqet nëse nga Bashkimi Evropian vjen një garanci që nuk do të diskutohet përtej kornizave kushtetuese, në të cilat funksionon shteti i Kosovës, si dhe që marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta njeh integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Përndryshe, nëse BE-ja e vazhdon qasjen e njëjtë, siç e kishte përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, atëherë nuk ka kurrfarë logjike që të vazhdojë kështu. Në njëfarë forme, taksa, ndonëse nuk është vendosur për një arsye të tillë, është kthyer në një garanci të mosvazhdimit të dialogut, që nënkupton mosvazhdimin e dialogut me territorin e Kosovës në tavolinë”, tha Mushkolaj.
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se aktualisht nuk ka sinjale që Prishtina ose Beogradi do të tërhiqen nga pozicionet që kanë, për të rifilluar dialogun.
Murati vlerëson se është pak ose fare e besueshme që autoritetet e Serbisë do t’i rikthehen dialogut me Kosovën, pa heqjen e taksës nga kjo e fundit.
“Nëse Serbia do të rikthehej në dialog pa heqjen e taksës, kjo nuk do t’i bënte shumë popullor liderët serbë atje, sepse kanë thënë fjalë të mëdha për këtë proces dhe për taksën, në përgjithësi. Kjo do të dukej si një sprapsje pa marrë asgjë nga ana e Kosovës dhe është vështirë e besueshme që mund të bindet (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiqi për një lëvizje të tillë, në rast se nuk do të ketë lëvizje nga ana e Republikës së Kosovës, për sa i përket taksës, të paktën pezullim me afat konkret, e lëre më nëse nuk hiqet fare”, vlerësoi Murati.
Ndërkaq, Mushkolaj thotë se taksa ndaj prodhimeve të Serbisë nuk është vendosur nga Qeveria e Kosovës si kushtëzim për dialogun. Siç thotë ai, dialogun po e kushtëzon Serbia, me heqjen e taksës ndaj prodhimeve të saj.
“Unë besoj që edhe presioni i Bashkimit Evropian është dashur të drejtohet kah Beogradi dhe jo kah Prishtina. Natyrisht që dialogu mund të vazhdojë edhe pa heqjen e taksës, nëse pala e Kosovës, njëmend arrin ta bindë Bashkimin Evropian që ka të drejtë në mbajtjen e taksës dhe se nuk po bën asgjë që do ta kushtëzojë dialogun. Fundja, edhe parimet e Bashkimit Evropian, në kohën kur ka pranuar që të jetë si lehtësues i procesit të dialogut ndërmjet dy vendeve, ka qenë që dialogu është i pakushtëzuar. Në këtë rast, dialogu po kushtëzohet nga Beogradi e jo nga Prishtina”, u shpreh Mushkolaj.
Sidoqoftë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës, në vazhdimësi kanë thënë se e mbështesin dialogun Kosovë –Serbi dhe se gjetja e një rruge për t’i normalizuar raportet, është e rëndësisë fundamentale për të ardhmen e të dyja vendeve./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës