Takohen Mustafa, Thaçi e Veseli, diskutojnë për mandatin e EULEX-it

Kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë zhvilluar një takim të përbashkët.
Telegrafi ka mësuar nga burime brenda kryeministrisë, se temë diskutimi ka qenë vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.
Në këtë takim i cili tashmë ka përfunduar, shefat e shtetit pritet të dalin me vendimin për ditën e mbajtjes së seancës parlamentare në të cilën duhet aprovimi i deputetëve për këtë çështje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































