LAJMI I FUNDIT:

Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu

Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Realizova takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për përforcimin e marrëdhënieve dhe iniciativave të përbashkëta për ardhmëri më stabile të qytetarëve tanë. Biseduam për projekte ekonomike dhe infrastrukturore, me theks të posaçëm në ndërtimin e hekurudhës Budapest-Beograd-Shkup-Pireu, që do të lidhte Evropën jugore dhe atë qendrore, si dhe në përmirësimin e këmbimit  tregtar dhe bashkëpunimit në sferën e energjetikës”, thuhet në profilin zyrtar në Instagram të presidentit serb.

Ai potencoi se janë pajtuar se solidariteti dhe përkrahja e ndërsjellë janë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e tërë rajonit.


“Posaçërisht jam falënderues për faktin që Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kyçë në iniciativën Ballkani i Hapur, i cili u bë simbol i bashkëpunimit të fuqishëm dhe lidhjes së Ballkanit Perëndimor. Qëllimi ynë i përbashkët është një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa bashkëpunimi përmes iniciativës Ballkani i Hapur dhe projekteve të tjera mbetet bazë solide, mbi të cilën ne ndërtojmë të ardhmen e të gjithë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet në frymën e miqësisë dhe partneritetit”, thotë Vuçiq.

Mickoski gjendet për vizitë dyditore në Serbi me rastin e Ditës ndërkombëtare të verës, rakisë dhe turizmit “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur”, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Lajme
Kalo në kategori