LAJMI I FUNDIT:

Takimi Thaçi-Yee: Kosova mund të llogarisë në përkrahjen amerikane

Takimi Thaçi-Yee: Kosova mund të llogarisë në përkrahjen amerikane

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ceremonisë së inaugurimit ka pritur në një takim bilateral ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee.

Siç thuhet në komunikatë të Presidencës, Thaçi u zotua se Kosova do të vazhdojë të punojë në dialogun e dyfishtë, me spektrin politik dhe me të gjitha komunitetet jo-shumicë, por edhe me Serbinë dhe vendet e rajonit.

I pari i vendit konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në do të jenë përherë të veçanta.


Ndërkaq, Yee uroi presidentin Thaçi për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën. Ai tha se Kosova gjithmonë do të mund të llogarisë në përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.