Takimi i parë i Nimetz me negociuesit pas tre vitesh, tentativë për afrimin e qëndrimeve
Nga takimi i parë me ndërmjetësin Matthew Nimetz nuk ka propozim konkret për zgjidhje të kontestit të emrit. Takimi ishte tentativë që pas ndërprerjes tre vjeçare në negociatat për emrin, të rivendoset kontakt, të krijohet atmosferë për hapjen e procesit, thuhet nga burime diplomatike.
Takimi i parë në kontestin që është i vjetër thuajse tri dekada, nuk mund të japë pamje të plotë për gatishmërinë e Greqisë për kompromis, edhepse të dy palët shfaqin optimizëm për zgjidhjen e tij.
Në moment, nuk është e dobishme të flitet për propozime konkrete për emrin, sepse tani është më e rëndësishme të përforcohet gatishmëria për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit.
Në tërë këtë proces për Maqedoninë është e rëndësishme të arrihet në një pikë ku askush nuk do të mund të kontestojë kombësinë e maqedonasve. Ndryshimi i emrit të aeroportit të Shkupit nuk duhet të shfaqë problem, si hap i parë ose gjest i vullnetit të mirë nga ana e Maqedonisë që do të tregojë gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes.
Në gjithë këtë proces duhet të meren parasysh gjendja politike në të dy vendet, si dhe disponimi i publikut për zgjidhjen e çështjes.
Ana e Maqedonisë është e gatshme për ndryshim të qasjes ndaj gjithë këtij problemi, lëshim të hapave të sulmeve dhe ballafaqimeve dhe krijim të qasjes së afrimit me Greqinë, pasi që siç sqarojnë burimet diplomatike, me këtë shtet duhet të jemi miq e jo armiq.
Ky proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në vend, megjithatë, është vështirësuar në ngjarjet me opozitën, theksojnë diplomatët, gjegjësisht tregimi që deri më tani është shfrytëzuar në opinion, që vetëm kontribuon për përforcimin e qasjes ofenzive të Athinës. krijimi i konsensusit të brendshëm nuk është proces i lehtë, duke e pasur parasysh atë që një numër i madh i bartësve të vendimeve nga radhët e opozitës përballen me procedura gjyqësore, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit dhe gjithashtu edhe Qeveria greke nuk ka qëndrim të vetëm në lidhje me çështjen, duke i pasur parasysh pozitat për emrin e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos.
Përveç çdo gjëje, megjithatë, më shumë se e sigurt është se Nlaqedonia do të përfshihet në Strategjinë për zgjerim të kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, të paralajmëruar për në shkurt të vitit 2018, ndërsa KE-ja mund të dalë me rekomandim për fillim të negociatave edhe para prillit, para publikimit të raportit të tij të rregullt për përparim.
Burimet diplomatike thonë se pa dallim të rrethanave të brendshme dhe të jashtme, megjithatë ekziston shans, i cili do të jetë i parë pas Samitit në Bukuresht nga viti 2008 dhe se nëse në vitin 2018 nuk kapet treni nuk do të dihet në çfarë rrethana do të gjindet në Evropë, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Për dallim nga viti 2008 kur presioni i bashkësisë ndërkombëtare për të hyrë në NATO ishte i madh, tani ai presin nuk është aq i dukshëm, edhe pse në interes të të gjithëve është që vendi të integrohet dhe të mos jetë ishull i vetëm i Ballkanit.
Ekzistojnë shanse reale edhe Sekretariati i përgjithshëm i NATO-s të dalë me raport deri në prill për çështje bilaterale me Greqinë dhe për procesin e reformave në vend.
Kemi vetëm gjashtë muaj të lëvizim në atë drejtim, ndërsa për BE-në dhe për NATO-n nuk është kyçe vetëm zgjidhja e kontestit të emrit, por tërë procesi reformues në vend, konkludojnë burimet diplomatike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Mickoski: Tokat bujqësore iu takojnë bujqve, jo atyre që nuk e shohin bujqësinë si prioritet
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën