LAJMI I FUNDIT:

Takimi letrar: “Rrjeti i shkrimtareve të rinj” në Shkup

Takimi letrar: “Rrjeti i shkrimtareve të rinj” në Shkup

Në një atmosferë të ngrohtë në verandën e Librarisë së Çarshisë, poetët dhe prozatorët e rinj nën tingujt e lehta të kitarës, krijimtarinë e tyre i kanë prezantuar para publikut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky takim letrar është organizuar nga një grup i të rinjve, qëllimi kryesor i të cilit ka qenë që në sezonin e verës të bashkohen edhe njëherë për hir të artit, përmes letërsisë dhe poezisë. Koncepti i kësaj ngjarje ka qenë më ndryshe nga ata të kaluarat, meqë nga poetët u kërkua të lexojnë veprat e njëri tjetrit.

“Ishte një risi kësaj radhe që ne t’ia lexojmë poezinë njëri tjetrit dhe kjo ishte një ndjenjë shumë e bukur pasi që nuk e kemi provuar më herët, dhe është një mënyrë që ne të ndjehem emocionet e tjetrit përderisa e ka shkruar poezinë”, janë shprehur poetët e rinj.


Arlinda Baftiu udhëheqëse e këtij grupi ka deklaruar se të rinjtë kanë nevojë që të lexojnë poezitë e tyre, të njihen me njëri tjetrin. Ajo ka shtuar se ka një numër të madh të interesuar për ketë sferë.

“Aktivitetet që kemi realizuar kanë pasur interesim të madh, kësaj radhe kemi shkuar me përzgjedhje për arsye se neve nuk donim ti themi askujt jo”, ka thënë ajo.

Organizatorët paralajmërojnë edhe takime më të shpeshta që do tu mundësojë të rinjve që ti shfaqin talentet dhe krijimtarinë e tyre./Telegrafi/