Takim rajonal për ndryshime klimatike

Sot do të mbahet dita e dytë e takimit rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e mjedisit, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike”.Ky takim organizohet në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA).Takimi është pjesë e procesit për dizajnimin e një projekt bashkëpunimi dhe mbështetje, shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira si dhe realizimin e aktiviteteve specifike në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike.Takimi është i fokusuar në bashkëpunimin rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane.Përveç institucioneve relevante nga Kosova në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Suedeze dhe Sida si dhe përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.





















































