Tajfuni godet Tajvanin - 14 të vdekur, mbi 120 të zhdukur

Një tajfun shumë i fuqishëm, i quajtur Ragasa, ka detyruar zhvendosjen e rreth dy milionë banorëve nga qytetet e mëdha në jug të Kinës, ndërsa po godet me forcë një nga zonat më të populluara bregdetare në botë.
Kjo stuhinë e fuqishme ka goditur fillimisht Filipinet dhe Tajvanin, ku përmbytjet shkaktuan të paktën 14 viktima dhe mbi 100 persona mbeten të zhdukur, veçanërisht pas shembjes së një digë natyrore që shkaktoi përmbytje të mëdha në komunën Guangfu.
Tajfuni Ragasa, i cili vetëm disa ditë më parë ishte stuhia më e fuqishme në botë për vitin 2025, ka paralizuar pjesërisht qytetin financiar Hong Kong dhe rajone të tjera në jug të Kinës.
🇹🇼 Typhoon Ragasa hits Taiwan: 14 dead, over 120 missing
During the storm, a landslide-formed lake near Guangfu in Hualien County overflowed its banks.
Typhoon Ragasa is the strongest storm so far in 2025. pic.twitter.com/cy2gzCdE6F
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 24, 2025
Në provincën Guangdong, ku janë qytetet Shenzhen dhe Guangzhou, stuhia po shkakton rrëshqitje dheu, dallgë gjigante dhe dëme të konsiderueshme. Në Hong Kong, era ka arritur shpejtësinë deri në 168 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe dëmtuar infrastrukturën, ndërsa në Makao përmbytjet kanë arritur deri në nivelin e belit.
Autoritetet në Kinën jugore kanë nisur evakuimin e miliona njerëzve dhe kanë vendosur masa të rrepta emergjence, përfshirë mbylljen e shkollave, bizneseve dhe aeroportit. Në Shenzhen, dallgët e mëdha dhe erërat e forta arrijnë deri në 181 km/orë, por qytetet e prekura kanë ndërtuar sisteme të avancuara të mbrojtjes nga përmbytjet, duke ulur ndjeshëm dëmet e mundshme.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po rrit intensitetin dhe frekuencën e tajfuneve, dhe ekspertët këshillojnë për përditësimin e kodit të ndërtimit për t’u përshtatur me këto rrethana të reja klimaterike.
Ndërkohë, në Filipine, ku tajfuni arriti kategorinë 5, po vazhdojnë përpjekjet për pastrim dhe rindërtim. Të paktën shtatë peshkatarë kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe dëmet në brigjet e Luzonit, ndërsa një stuhi tjetër tropikale, Opong, po përkeqësohet, duke paralajmëruar një sezon tajfunesh të gjatë dhe të rrezikshëm. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be


















































