LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj tregon se kur priten reshje intensive të borës në Kosovë

Tahirsylaj tregon se kur priten reshje intensive të borës në Kosovë

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me veti të ndryshme fizike.

Tahirsylaj tha se këto masa janë vazhdimësi e rrymimeve ajrore që vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.

“Janë masa të ftohta, kanë hasur në masa të nxehta që kanë qenë nga Afrika veriore që për këtë stinë janë rritur pak temperaturat, mandej në shkallën e kondensimit do të shkaktoj reshje të shiut dhe borës.  Fillimisht do të ketë reshje të shiut dhe ulje të temperaturave”, ka thënë ai, për Telegrafin.


Sipas tij, që nga dita e nesërme temperaturat do të luhaten ku si pasoj do të ketë reshje shiu dhe bore.

“Minimalja do të jetë nga minus 1 deri minus 5 në vendet kodrinore-malore, ndërsa ato më të lartat ditore do të shkojnë deri në plus 5 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore-malore plus 1 deri në 3 gradë celsius. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veri-lindjes me shpejtësi 1-8 m/s. Kjo situatë do të shkaktoj dhe ngricat, në orët e para të ditës që paraqet një problem për qarkullimin  e mjeteve të komunikacionit që duhet të kenë kujdes vozitësit dhe ti përshtaten kushteve atmosferike në shpejtësinë e tyre”, theksoi Tahirsylaj.

Eksperti i meteorologjisë po ashtu tha së javën e ardhshme do të ketë reshje të borës me intensitet të ndryshëm.

“Jemi duke shkuar nga stina e dimrit  dhe të martën e javës së ardhshme dhe të premten do të ketë reshje bore me intensitet të ndryshëm. Në vendet e ulëta lartësia e borës mund të shkoj deri 10 cm ndërsa në vendet kodrinore malore deri 20 cm”, tha ndër të tjera Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori