Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Ditën për Personat e Zhdukur, ka kërkuar edhe njëherë nga shteti i Serbisë që të hap arkivat e veta dhe të tregoj për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Përmes një kumtese për media, Tahiri ka thënë se “për njëzet vite me radhë, qytetarët tanë dhe familjet e të pagjeturve në Republikën e Kosovës jetojnë në ankth e dëshpërim, duke shpresuar se do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre. Serbia ka qenë dhe është adresa e vetme prej ku do të duhet të kërkohet përgjegjësia dhe llogaridhënia për personat e zhdukur në Kosovë”.
“Fatkeqësisht e njëjta mendësi dhe nomenklaturë që ka kryer krimet në Kosovë edhe sot është duke drejtuar sistemin politik të Serbisë dhe po injoron këtë kërkesë mbi të gjitha humane”, ka thënë ministri Tahiri, përcjell Telegrafi.
“Pavarësisht tendencës për dukje të moderuar të Aleksandër Vuciqit, kasta politike aktuale e Serbisë e drejtuar prej tij, është e angazhuar për të mohuar dhe fshehur krimet që i ka kryer regjimi shtypës e diktatorial i Millosheviqit”.
Më tej Tahiri ka thënë se “mungesa e vullnetit të plotë për të ndarë informacione, origjina e të cilave është në hartat e ushtrisë dhe policisë serbe është tregues i qartë i kësaj tendence e cila përballë kërkesës më sublime e humane, vazhdon të izolojë çdo përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë”.
“Për këtë kastë politike serbe, asocimi më krimin, gjenocidin e anti-humanizmin vazhdon të jetë motiv drejtues, në vend të distancimit nga to dhe marrjes së përgjegjësisë shtetërore për krimet e kryera”.
“Është e pa tolerueshme që dy dekada pas luftës, Serbia ende nuk e ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk ka proceduar në gjykata dyshimet për djegien e trupave të shqiptarëve dhe nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë fund pritjes së gjatë të familjarëve, për të ndihmuar familjarët që të mbyllin këtë kapitull të dhimbshëm të jetës së tyre”.
Sipas Tahirit, ky është një krim me paramendim. “Fshehja e tij e bënë edhe më mizor. Është e njëjta mendësi që ka bërë këtë krim ajo që vazhdon ta mohoj atë dhe të mos marrë përgjegjësi për të”.
“Vitin e kaluar, kam kërkuar mbështetje nga homologët e mi të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përmes një letre publike, për të kërkuar nga Serbia përgjigje për këtë krim”.
“Pavarësisht inkurajimit që kam marrë, besoj se presioni nga BE duhet të jetë i vazhdueshëm. Nuk mund të konsiderohet shtet i gatshëm për të nisur integrimin në BE, një vend që nuk ka as gatishmërinë më të vogël për të treguar humanizëm dhe për t’i dhënë fund pritjes së familjarëve që ende nuk dinë për më të dashurit e tyre”.
“Pavarësisht nga neglizhenca e shtetit serb për të punuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve, ne nuk do të ndalemi asnjëherë deri në gjetjen e të vërtetës për 1647 qytetarëve tanë, prej të cilëve mbi 100 janë fëmijë. Nuk do të rreshtim deri sa të kemi përgjigje për familjet e tyre, për gjithë shoqërinë, për t’i dhënë një epilog kësaj tragjedie”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite