Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur në interpelancë ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shtesat nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori.
“Kjo temë kërkon debat serioz, e përmbajtjesor nga qeveria e kuvendi. Para së gjithash, duhet theksuar se shtesat, nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori, pa përshirë lodhjen e shqetësimin për familjet, e po ashtu është përkrahje minimale për sigurim të ekzistencës për kategoritë sociale e pensionistët. Pra, debati në kuvend, duhet të shtrohet mbi këto të vërteta, përkundër se gjendja e ballafaqimi mbetet i njëjtë, shto këtu faktin e lodhjes sistematike, e ku shumicës prej tyre u është rënduar situata qoftë shëndetësore e socio-ekonomike”, tha Tahiri.
Ai tha se sipas vlerësimeve nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2021, rritja e çmimeve të produkteve bazë ishte 1.2% sipas këtyre vlerësimeve, rreth 40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.
“Tashmë e 14 muaj ballafaqim me pandeminë, efektet janë më të dukshme, që domosdo i afekton direkt këto kategori, e secilin qytetarë, pasur parasysh shpenzimet e mjekimit, reduktimin e të hyrave në familje, e po ashtu edhe pasojat psikologjike. Ulja e shtesave, jo vetëm se ka prekur direkt ekonomitë familjare, por para së gjithash, ka dekurajuar gjithë ata mjek, polic, inspektor e shërbyes, e po ashtu, ka rritur pasigurinë për kategoritë sociale e pensionistët, në këtë kohë që pothuajse në të gjitha produktet bazike ka rritje çmimesh. Sipas vlerësimeve nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2021, rritja e çmimeve të produkteve bazë ishte 1.2% sipas këtyre vlerësimeve, rreth 40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor. Pra, në atë që konsumatorët kanë blerë me 100 Euro, s’mund ta blejnë me 130 Euro. Ndërkaq përderisa, pensionistët kanë marrë shtesë, 30 Euro, tashmë ata marrin 10 Euro”, shtoi Tahiri.
“Përtej, këtyre shtesave, nuk duhet harruar edhe se vendimi paraprak, ka mbuluar edhe një pjesë të kostos së energjisë elektrike, duke ndikuar në rënien të shpenzimeve. Tashmë, kjo përkrahje nuk është vazhduar e që do ta rëndoj edhe më shumë, barrën socio-ekonomike të këtyre familjeve”.
“Ajo çka është për turp ne politika pa dallim, në fushata e takime rrezikuam rritjen e numrit e rrezikun këto kategori. E si për shpagim, ndër vendimet e para, pa asnjë konsultim erdhi vendimi për uljen e këtyre shtesave. Andaj, ju ministër, qeveria, e ne kuvendi, në këto rrethana, me gjithë këto pasoja e kufizime, së paku duhet të ruajmë sinqeritetin, t’ju a themi mjekëve, policëve, inspektorëve, pensionistëve e kategorive sociale, se në fushata u harrua pandemia, përderisa ju u ballafaquat, e ndërkaq kur erdhi koha për vendime, ne ju harruam”.
Tahiri ka kërkuar që të sillet në Kuvend Ligji i Pagave në mënyrë që kompensimi i mundit e rrezikut të jetë i normuar.
“Pres, që shpejt ta kemi në kuvend Ligjin e Pagave, që kompensimi i mundit e rrezikut të jetë i normuar, në mënyrë që të këto kategori të mos jenë në mëshirën e vullnetin e politikës, e po ashtu së bashku ta definojmë pagesën e zjarrfikësve, përmes Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, që ti japim fund trajtimit që gjatë është i padrejtë e aspak falënderues. Për këtë e kemi deklaruar përkrahjen ashtu siç do ta keni për secilin vendim e nismë në të mirë të qytetarëve”, përfundoi Tahiri.
Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë