LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të shtojmë numrin e noterëve në të gjithë vendin

Tahiri: Do të shtojmë numrin e noterëve në të gjithë vendin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi se me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë ka bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të noterëve në tërë territorin e Kosovës.

“Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula ‘1 noter në 10 mijë banorë’ do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke iu mundësuar qytetarëve tanë shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më efikase në fushën e noterisë”, deklaroi ministri.

Tahiri u shpreh se si masë e “Drejtësisë 2020” mbi këtë Udhëzim, do të fillojë rekrutimi i noterëve të rinj që do kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore.


“Qasja në drejtësi nënkupton ofrim të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie dhe rekrutimi i noterëve të rinj do t’i nënshtrohet rrethanave konkrete mbi të cilat funksionojnë komunitetet tona. Ditët në vijim, do jenë ditë të zbatimit të këtij Udhëzimi, me shpalljen e pozitave të reja për noterë dhe emërimin e tyre si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Tahiri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori