Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim njohës shefen e re të zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh edhe përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ministrja Tahiri tha se do të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me zyrën e BE-së për të arritur synimet e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Duke folur për zhvillimet e përgjithshme ajo tha se Kosova ka arritur progres në agjendën demokratike të shtet ndërtimit të Kosovës si dhe në planin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ajo theksoi përparimet për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës si në aspektin e brendshëm por edhe në atë të jashtëm për integrimet euroatlantike të Kosovës duke thënë se reformat evropiane të realizuara në Kosovë dhe angazhimi serioz në Dialogun e Brukselit kanë bërë që Kosova të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Kjo marrëveshje me BE-në ka qartësuar ardhmërinë evropiane të shtetit të Kosovës dhe ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara procesin e integrimit të plotë të Kosovës në BE”, theksoi ministrja Tahiri, transmeton Telegrafi.
Ajo vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kërkoi që vendimi për liberalizimin e vizave të bëhet sa më parë.
Ministrja Tahiri tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, në shtimin e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në BE, NATO, OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Duke folur për dialogun e Brukselit, ministrja Tahiri, tha se ky dialog është pjesë e politikës së jashtme të shtetit të Kosovës dhe bazohet në Kushtetutën e Kosovës në kuadër të politikave të fqinjësisë së mirë dhe përkundër një historie të rëndë, Kosova po dëshmon gatishmëri për të normalizuar marrëdhëniet ndërfqinjësore edhe me Serbinë, sipas standardeve evropiane.
“Dialogu i Brukselit po kontribuon për integrimin e serbëve të Kosovës, për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës dhe shuarjen e strukturave paralele, sfida këto të trashëguara nga ish misioni i UNMIK-ut i cili nuk arriti ta administronte tërë territorin e Kosovës sepse pjesa veriore e vendit mbeti peng i ndërhyrjeve nga Serbia”, tha Tahiri.
Ajo potencoi se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate të rëndësishme, ndërsa tha se zbatimi i plotë i disa prej marrëveshjeve të pazbatuara nga ana e Serbisë duhet të përshpejtohet.
Ministrja përmendi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën, marrëveshjen për energji, pavarësimin e KOSTT, zbatimi i të cilave hap rrugë për zbatimin e marrëveshjes për asociacionin, ndërsa theksoi se hapja e urës së Ibrit dhe revitalizimi nga BE-ja është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherit Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, përgëzoi ministren Edita Tahiri për punën e saj të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë që BE i jep Dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo shprehu pritjet se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen plotësisht, me interes parësor që sjellin normalizim në dobi të popullit të Kosovës, si dhe për hir të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Apostolova theksoi nevojën për të përfshirë opozitën në procesin e dialogut, si dhe për t’i njoftuar më mirë qytetarët e Kosovës për të mirat që po sjell Dialogu dhe ndikimet e tij për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbisedueset u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të rrugës së Kosovës drejt përmbushjes së kritereve të kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, 5 mijë euro metri katror në zonën e ish-Bllokut

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

OBRM-PDUKM: Pendarovski reflekton mendimin e LSDM-së, janë distancuar nga SHBA-të

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja