LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, të veprojmë shpejtë për tejkalimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19

Tahiri: Të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, të veprojmë shpejtë për tejkalimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri kërkon të që veprohet shpejtë për tejkalimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19 duke miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Tahiri me anë në të një shkrimi në Facebook, thotë se ky Projektligj është zgjidhja për të gjitha efektet negative të shkaktuara nga pandemia.

“Duke e ditur se jemi duke u përballur me një vit sfidues, pandemia ka afektuar pothuaj secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare. Si për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku, e ndjejnë një siguri më të madhe. Andaj nuk them se Projektligji per Rimëkëmbje Ekonomike, është zgjidhje për të gjitha efektet negative me te cilat po përballemi”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.


Muajin e kaluar në mungesë kuorumi nuk kishte kaluar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19, të enjten Kuvendi i Kosovës do ta hedh sërish në votim në parim këtë projektligj.

Ky Projektligj parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensinonale (Trusti), shkruan Telegrafi.

Është kjo njëra nga pikat e papërfunduara, për të cilat deputetët do të votojnë të enjten.

Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti, hidhet sërish në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Lexo po ashtu Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti, hidhet sërish në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Tërheqja e 10-përqindëshit nuk kishte marrë votat në lexim të parë, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë këtë Projektligj ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Në kuadër pakos për financimin e masave, pritet që të përdoren 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori