LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni

Tahiri: Do të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni

Analistit politik Sefer Tahiri, sa i përket asaj se cili opsion është më i mundshëm, pas dështimit të tentimit të parë për formimin e Qeverisë, tha se të gjitha veprimet e fundit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së çojnë deri në një pistë, ajo është krijimi i ambientit të mundshëm politik, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mes dy partive politike OBRM-PDUKM dhe BDI meqë është krijuar ta themi kushtimisht një lloj tensioni ndëretnik sa i përket temave politike, sa u përket temave që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve, megjithatë unë vlerësoj se pavarësisht dëshirës dhe pavarësisht mendimit të këtyre dy partive, do të ketë garim mbi baza etnike, pra garim zgjedhor, i cili do të bazohet mbi baza etnike. Dhe së këndejmi këto dy parti meqë janë bartëse të këtyre proceseve apo të këtyre ideve, qoftë në aspektin promovues apo deklarativ, unë prapë jam i mendimit se këto zgjedhje nuk do t’u konvenojnë”, deklaroi Tahiri për televizionin Shenja.

Ai tha se gjasat janë shumë të vogla që presidenti Ivanov t’ia japë mandatin LSDM-së, pasi sipas tij, partitë të cilat deri më tani ishin në pushtet, po përgatisin një skenar I cili mendojnë se do t’u përshtatet atyre./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori