Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka bërë të ditur sot se ka marrë vendim për anulimin e provimit të emërimit të noterëve.
Haxhiu ka thënë se nuk mund ta shtyjë përpara një proces të kompromentuar. Lidhur me këtë vendim të ministres, ka reaguar ish-ministri Abelard Tahiri.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do ti drejtohet Gjykatës.
“Kështu, sot kur qeveria e re është në fuqi, Ministrja e re e drejtësisë ka vendosur ta anulojë procesin e rekrutimit të noterëve. Kështu pra, përmes këtij anulimi të pabazë, në mënyrë të paprecedent duke mos i lënë ligjit të ri as edhe një rast të vetëm për zbatim, ka triumfuar përkohësisht logjika se ligji i ri duhet të ndryshohet. Kështu, ka dominuar mafia e konsulencës dhe monopoli i noterëve ekzistues.
Ministrja e Drejtësisë e ka pasur premtim elektoral anulimin e këtij provimi për çfarë nuk kam asnjë problem, por ky veprim sot për sot arbitrar, do prodhojë pasoja juridike e administrative sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Prandaj, mbi këtë bazë, unë do ta mbroj këtë çështje në Gjykatë, në konflikt administrativ dhe do kërkoj njohjen e provimit të noterisë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Në agjendën time politike e legjislative gjatë kohës sa kam drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, në përputhje të plotë me rekomandimet e Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe programeve të ndryshme të ekspertëve, kemi punuar në avancimin e qasjes në drejtësi përmes një numri të madh projektligjesh, në mesin e të cilëve edhe atë për Noterinë.
Pas kalimit të të gjitha fazave legjislative, Ligji i ri për Noterinë ka hyrë në fuqi në Janar të vitit 2019. Ndryshimet në të, kanë qenë ndryshime që mundësojnë qasje më të shpejtë, efikase dhe profesionale në shërbimet noteriale sa më afër vendbanimeve të qytetarëve.
Që nga marrja e detyrës kam pranuar pyetje parlamentare dhe kërkesa nga banorët e vendbanimeve të ndryshme anekënd Republikës së Kosovës, asociacionet profesionale dhe Kryetarët e disa Komunave për të decentralizuar shërbimet noteriale.
Kam qenë dhe jam krenar që përmes ligjit, formulën e mëhershme që kishte krijuar monopol, 1 noter në 20 mijë banorë, e kemi konvertuar në 1 noter në 10 mijë banorë. Pas miratimit të ligjit të ri, janë bërë përgatitjet për procesin e provimit e më pastaj të emërimit të një numri të noterëve për të plotësuar nevojat emergjente dhe gradualisht, për të përmbushur nevojat me rastet e vendeve vakante, pensionimit e lënies së detyrës së noterëve ekzistues.
Jam përkujdesur që në komisionin për provimin e Noterisë të zejnë vend personat më kredibil e profesional të kësaj fushe. Pyetjet e testit janë hartuar aty për aty në Qendrën për Siguri Publike dhe testi është mbajtur nën vëzhgimin e kamerave. Nga mekanizmat përkatës janë ndërmarrë masa për shmangien e konfliktit të interesit gjë që është vërtetuar nga organi kompetent Agjencia Kundër Korrupsionit.
Pas publikimit të listës së personave që kanë kaluar provimin e noterisë, shoqëria jonë është përballur me aludime të lloj-llojshme mbi këtë proces.
Ka pasur nga ata që kanë rënë nga provimi dhe kanë kundërshtuar të njëjtin në mënyrë subjektive. Ka pasur nga ata që kanë pasur bazë për ankim dhe të njëjtëve iu është dhënë mundësia për t’u ballafaquar me vlerësimin. Të gjitha këto procese janë tërësisht normale në kuadër të veprimtarisë institucionale.
Çarjen e parë të këtij procesi nga një proces institucional, në një proces të manipuluar politikisht për qëllime të mbrojtjes së monopolit të noterëve ekzistues që gjenerojnë miliona euro brenda muajit, e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, të cilës kauzë i ka prirë ish Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, sot për sot, Ministrja e re e Drejtësisë.
Në kuadër të kësaj polemike politike, jashtë institucionale, akterët vendor e ndërkombëtarë të “mafisë së konsulencës” që Kosovës tonë ia kanë mësyrë si vend eksperimentimi, i’u kanë bashkangjitur kësaj kauze, duke premtuar se pas gjenerimit të projekteve të financuara nga ndërkombëtarët, do ta rishikonin ligjin dhe se procesi i emërimit të noterëve të rinj duhet t’i lihet qeverisë së re.
Kështu, sot kur qeveria e re është në fuqi, Ministrja e re e drejtësisë ka vendosur ta anulojë procesin e rekrutimit të noterëve. Kështu pra, përmes këtij anulimi të pabazë, në mënyrë të paprecedent duke mos i lënë ligjit të ri as edhe një rast të vetëm për zbatim, ka triumfuar përkohësisht logjika se ligji i ri duhet të ndryshohet. Kështu, ka dominuar mafia e konsulencës dhe monopoli i noterëve ekzistues.
Ministrja e Drejtësisë e ka pasur premtim elektoral anulimin e këtij provimi për çfarë nuk kam asnjë problem, por ky veprim sot për sot arbitrar, do prodhojë pasoja juridike e administrative sepse paraqet shkelje flagrante të të drejtave të fituara nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Prandaj, mbi këtë bazë, unë do ta mbroj këtë çështje në Gjykatë, në konflikt administrativ dhe do kërkoj njohjen e provimit të noterisë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin.
Njëkohësisht, ju bëj thirrje secilit kandidat që të shfrytëzojë të drejtën ligjore për të mbrojtur interesin e tyre juridik përballë kësaj padrejtësie.
Shihemi në Gjykatë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës