LAJMI I FUNDIT:

Tahiri – Ramës: Më thuaj çfarë gabimi kam bërë? Nuk jap dorëheqje…

Tahiri – Ramës: Më thuaj çfarë gabimi kam bërë? Nuk jap dorëheqje…

Saimir Tahiri ishte i pari ministër që mësoi se do të shkarkohej nga detyra të premten në darkë.

Pasi u kthye nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama thirri në zyrë Tahirin dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen. Mirëpo, Kryeministri nuk e priste reagimin e Saimir Tahirit. Ky i fundit i kërkoi t’i jepte arsyet përse duhet të largohej nga detyra duke refuzuar të jepte dorëheqjen.

“Më thuaj çfarë gabimi kam bërë, çfarë shkeljeje në detyrë që duhet të jap dorëheqjen. Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë vetë dorëheqjen. Nëse do, mund të më shkarkosh nga detyra, kjo është kompetenca jote dhe mund ta bësh, por dorëheqje unë nuk jap”, mësohet të ketë qenë komunikimi i fundit aspak i qetë mes tyre, raporton gazeta “Panorama”.


Ministrat e tjerë që u përfshinë nga Kryeministri Rama për t’u larguar janë njoftuar të shtunën pasdite vonë. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ka qenë në një udhëtim pune me një grup gazetarësh në qarqet e Jugut për të treguar efektet e reformës territoriale.

Por ai është lajmëruar nga Kryeministri Rama dhe është detyruar të ndërpresë këtë aktivitet për t’u kthyer që të shtunën në darkë në Tiranë. Edhe ministrat Beqaj dhe Klosi nuk kanë pasur dijeni për vendimin e Kryeministrit Rama deri të shtunën pasdite.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori