Gjatë ditës sot është zhvilluar një operacion i madh i autoriteteve policore dhe atyre të drejtësisë në disa komuna të Kosovës, me fokus të veçantë në komunat veriore, ku u arrestuan zyrtarë policorë dhe qytetarë si të dyshuar për krim, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Ky operacion rezultoi me arrestimin e 19 punonjësve policorë [11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë] derisa në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.
Megjithatë ky aksion hasi në rezistencë – edhe të armatosur – nga serbët lokalë ku si pasojë një polic është plagosur dhe katër të tjerë janë lënduar.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ka përcjellë të gjitha këto zhvillime dramatike gjatë ditës së sotme ka treguar më shumë detaje lidhur me këtë operacion të madh policor.
“Ky ka qenë një operacion jashtëzakonisht i madh i shtrirë në tetë komuna të Republikës së Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj, Mitrovicë Jugore dhe Vushtrri. Ka qenë një operacion i përgatitur jashtëzakonisht mirë nga agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Kosovës”.
“Mendoj se sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme në goditjen e grupeve kriminale të cilat kanë vepruar në këtë pjesë”, tha Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Pjesë e këtyre grupeve kriminale kanë dalë të jenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës qoftë të komunitetit serb, shqiptar ose boshnjak”.
Tahiri ka thënë se ky aksion nuk ka pasë si objektiv serbët e Kosovës ose ndonjë enti tjetër, por vetëm grupet kriminale.
Madje, ai ka deklaruar se ishin qytetarët serbë ata që kishin dhënë informacione për personat e përfshirë në këto grupe kriminale.
“Ky aksion që është zhvilluar sot në komunat e Republikës së Kosovës nuk ka qenë aksion i drejtuar kundrejt asnjë etnie”.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë që qytetarët e komunitetit serb, sidomos ata, kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë informacione për agjencitë ligjzbatuese për personat që kanë qenë të involvuar në këto grupe kriminale dhe në zhvillim të madh të kontrabandës”.
Por, kush e bëri rezistencën me barrikada dhe madje edhe me të shtëna armësh?
“Rezistenca ka qenë e organizuar nga grupet kriminale. Sot nuk kemi pasë rezistencë nga qytetarët serbë që jetojnë në këtë pjesë”.
“Kanë qenë grupet kriminale të organizuara të cilët nuk e kanë pasë mbështetjen e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës. Grupet kriminale kanë dashur ta pengojnë një operacion kaq të madh dhe të rëndësishëm të institucioneve të Kosovës në goditje të krimit të organizuar dhe kontrabandës që ka ndodhur tash e sa kohë në këtë pjesë të Kosovës”.
“Ky operacion ka qenë tejet i rëndësishëm në goditjen e këtyre grupeve kriminale. Jam i bindur se qytetarët që jetojnë në këtë pjesë do të jenë më të lirshëm tani e tutje sepse këto grupe kriminale kanë vështirësuar jetën e tyre dhe kanë penguar edhe bizneset e tyre”.
“Ky operacion sot ka qenë i drejtuar pikërisht kundrejt grupeve kriminale”, tha ministri Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës