Kompanive private të sigurimit do tu hiqet licenca nëse nuk respektojnë ligjin dhe kriterin për pagën 330 mijë lekë për policët privatë. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke folur nga qyteti i Lushnjës, ai tha se kompanitë private janë bërë gjithmonë objekt diskutimi në rastet e ngjarjeve kriminale.
“Policitë private nuk mund të jenë foletë ku strehohen njerëz që shfrytëzohen si skllevër. Ne do bëjmë gjithçka është e mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër, shumë, shumë të shkurtër të detyrojmë çdo kompani, çdo polici private që të paguajë pagën sipas ligjit për çdo polic privat. Asnjë lek më pak se sa ç‘është parashikuar në ligj. Asnjë lek më pak sesa 330 mijë lekë që është paga e parashikuar në ligj. Na ndihmoni ju, ta bëjmë realitet këtë me informacion apo denoncime atëherë kur pronari apo administratori i kompanisë nuk e respekton këtë detyrë ligjore. Dhe ne do bëjmë maksimumin deri në heqjen e licencës për ato kompani që të respektohet ligji dhe kriteri. Të respektohet gjithçka kemi parashikuar në ligj. Kjo do të jetë beteja jonë e përbashkët. Beteja jonë pa asnjë diskutim dhe beteja juaj dhe e çdo polici privat, e secilit prej 9000 policëve privatë në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Tahiri.
Ministri tha se edhe policët privatë duhet të trajnohen dhe trajtohen si punonjësit e policisë sës shtetit, në detyrimin që kanë për të respektuar komunitetin dhe ligjin.
“Dhe sigurisht duhet të investojmë më shumë në trajnimin tuja, në formimin e policisë private, në detyrimin që kanë policitë private për të respektuar komunitetin dhe ligjin. Ne na duhen policë privatë që kanë të njëjtin trajnim, të njëjtin trajtim, të njëjtin formim, si policët e shtetit. Policia private nuk mund të jetë aneksi, i njerëzve që nuk gjejnë dot punë tjetër. Duhet të jetë mision. Nuk është punë si çdo punë. Duhet të jetë punë mbi punët, është mision. Njëlloj si ata që kontribuojnë në policinë e shtetit. dhe për ta përmbushur këtë mision duhet detyrimisht të bashkëpunojmë, dhe duhet detyrimisht të garantojmë që gjithçka funksionon siç duhet, duke nisur nga paga”, tha më tej Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker