LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i përgjigjet Vuçiqit: Rusia kurrsesi pjesë e bisedimeve

Tahiri i përgjigjet Vuçiqit: Rusia kurrsesi pjesë e bisedimeve

Në shkrimet e disa mediave serbe u tha se ekziston mundësia që në dialogun mes Kosovës e Serbisë të përfshihen edhe “lojtarë” të rinj. Mirëpo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, reagoj menjëherë duke thënë se në dialog ndërmjetësuese është Bashkimi Evropian, nën ombrellën e se cilit zhvillohet dialogu, por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Por, ministrja për dialog në detyrë, Edita Tahiri ka thënë për lajmi.net se Rusia assesi nuk do të pranohet të jenë palë e tretë në bisedime, SHBA-të dhe Gjermania po.

Tutje, Tahiri tha se faza e fundit e dialogut do të përfundoj me njohje reciproke mes shteteve për një të ardhme pa konflikte për gjeneratat e reja.


“Dialogu do të ketë fazën finale. Tashmë idetë e para janë duke u diskutuar megjithatë se ne nga viti 2015 kemi bërë të qartë se faza finale është faza e njohjes reciproke mes dy shteteve. Duke marr parasysh që të vendoset paqe e përhershme mes të dyja shteteve, të mbyllet kapitulli i armiqësive dhe që e ardhmja për gjeneratat e reja të jetë një e ardhme me fqinjësi të mirë, pa konflikte”, ka thënë ajo.

Tahiri kujton se është diskutuar edhe ideja e një formati gjithëpërfshirës nga Kosova në dialog.

“Për sa i takon formatit, ne kemi bërë një debat joformal me shoqërinë tonë dhe me skenën politike përmes deklarimeve që do të duhej të ishte një gjithëpërfshirje në delegacionin e Republikës së Kosovës, ku do të ishin të gjitha institucionet: presidenti, qeveria, parlamentit dhe spektri politik parlamentar, përfshirë edhe opozitën”, sqaroi ministrja në largim.

Sot, tha ajo “kam parë disa debate për ndryshimin e formatit, ku përveç Bashkimit Evropian të marr pjesë edhe SHBA dhe Gjermania. Të dyja janë të pranueshme, por kurrsesi nuk është e pranueshme pjesëmarrja e Rusisë si pjesë e palës së tretë në këto bisedime”.

Sipas Tahirit, SHBA edhe pse nuk është direkt në tryezë vazhdimisht është prezente në Bruksel ku zhvillohet dialogu.

“Ne kemi bërë të qartë se SHBA është aleat i yni kryesor dhe ka qenë pjesë e bisedimeve më dialogun teknik, pjesë e tryezës negociatore në vitet 2011-2013”, tha Tahiri.

Ky debat do të vazhdojë, deklaroi ministrja në detyrë, por duke marr parasysh palët që janë të involvuara, “për ne faktori euroatlantik është i pranueshëm sepse ne kemi vizion euroatlantik me aleancë strategjike me SHBA-në dhe me Bashkimin Evropian përfshirë edhe Gjermaninë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori