Tahiri pas miratimit të Ligjit të Pagave: Terr informativ dhe mashtrim i radhës

2022/12/besnik-tahiri-tlg.jpg

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. 

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, këtë vendim e ka quajtur terr informativ dhe manipulim të radhës.


“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës. Folni mos heshtni tash”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Në mesin e deputetëve të LVV-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë Projektligj. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat