LAJMI I FUNDIT:

Tahiri, në prag të arrestimit: S’keni parë asgjë, akoma! (Video)

Tahiri, në prag të arrestimit: S’keni parë asgjë, akoma! (Video)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar shkurtimisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të tij. “Nuk keni parë gjë akoma”, tha ai për gazetarët pas daljes nga banesa e tij.

Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit nga viti 2013 deri në marsin e 2017.

Prokuroria thotë se kjo kërkesë vjen në vijim të hetimit të nisur për veprat e trafikut të narkotikëve të kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore.


Burime të rezervuara i thanë Top Channel se në Tiranë kanë mbërritur mbrëmjen e të mërkurës, ose mëngjesin e të enjtes, dy dokumente të rëndësishme që si duket kanë vulosur kërkesën e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori