Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se zhvendosja e debatit për Ligjin e Pagave pa ndodhur dialogu i mirëfilltë me partnerët institucionalë dhe me Kuvendin e minon procesin që në nisje.
Sipas Tahirit, mos reflektimi në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për institucionet është tendencë e qartë për ta dështuar Ligjin.
“Vetë shtojca 8, paga e drejtuesit të lartë në ministri, është më e madhe se në Agjencitë e Pavarura Rregulluese. Ky proces, pa parime të qarta, se cila është baza e nisjes llogaritëse (vlera e koeficientit). Rritja e hendekut të pagave nga 1 me 10 në 1 me 20; më tepër synon akomodimin e diskriminimit, sesa parimit paga e njëjtë për punën e njëjtë. Vendosja e koeficientit asokohe 239, ka qenë niveli bazë i pagës minimale brenda administratës shtetërore”, ka shkruar Tahiri në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se AAK është e gatshme për të kontribuar në këtë proces.
“Duke qenë se ky proces konsolidon themelet e pagesës për administratën shtetërore, por edhe mishërimit me këtë çështje, kemi gjithë përkushtimin për të kontribuar që ky Ligj të dalë në dritë. Si kontribut të parë dhe rekomandime, vlerësoj të domosdoshme: Të rritet vlera e koeficientit, Procesi të komunikohet qartë që të mos krijohen paqartësi dhe rritje të hendekut me përfaqësuesit sindikal, Palët të nisin dialogun serioz mbi parimet e qarta që rregullojnë procesin, Problemet e identifikuara nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të reflektohen në tërësi, Të reflektohen pikëpamjet e shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë: BE, SIGMA, Banka Botërore dhe profesionistëve të çmueshëm në administratë, Të diskutohet me opozitën për t’i informuar mbi procesin dhe zgjerimin e konsensusit mbi një proces vital sikurse ky i Ligjit të Pagave”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa