LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Lufta kundër krimit të organizuar, është proces i përhershëm

Tahiri: Lufta kundër krimit të organizuar, është proces i përhershëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është një sfidë dhe proces i përhershëm që do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave.

Megjithatë, ai tha se institucionet e drejtësisë janë mobilizuara si kurrë më parë për plotësimin e këtij kushti. Ai ka përmendur pakon ligjore, e cila është bërë në kuadër të reformave në sistemin e drejtësisë.

Duke folur për këtë, Tahiri tha se në kuadër të ERA-së, kanë pasur tri obligime të Ministrisë së Drejtësisë.


“E para, amendamentimi i Ligjit për prokurorin e shtetit, ky projektligj është miratuar përfundimisht nga Kuvendi dhe ndryshimet që janë bërë do të mundësojnë efikasitet me të madh në punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, shtimin e numrit të prokurorëve në këtë prokurori. E dyta, hartimi i projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Miratimi i këtyre dy projektligjeve dhe përfshirja e koncept dokumentit në kodin e ri penal shënon përmbushjen e obligimeve të MD-së në raport me Agjendën e Reformave Evropiane”, tha Tahiri.

Ai shtoi se me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, MD-ja, ka identifikuar edhe masat tjera legjislative që ndikojnë në këtë drejtim, siç është ligji për AKK-në./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori