Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen se si është e mundur që Kosova e sulmuar nga Serbia është e ndëshkuar me sanksione nga Bashkimi Evropian e qortuar nga Amerika, ndërsa Serbia si agresore është e pa ndëshkuar.
Ajo ka thënë se i takon Qeverisë që të bëjë një shpjegim zyrtarë para popullit se pse sot e kësaj ditë Kosova ende gjendet nënë sanksione.
Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për prishjet e marrëdhënieve me Amerikën, duke mos u koordinuar paraprakisht me ta për vendimet që ka marr, ku sipas saj, Kurti me këto sjelle ka dalur me pozitë anti-amerikanë duke e dëmtuar vendin.
“E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, çfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe ti shpjegoj popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës.
E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për as një prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitimi. Dhe u deshtë Kurti të koordinohej mirë me partnerët Amerikanë, kush janë amerikanet na bënë shtet, është dashur që të jetë i koordinuar. Ky doli nga pozitat anti-amerikane që nuk e din pse i ka këto pozita anti-amerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo për ekonomiaonline.
Tahiri ka theksuar se është mirë që Amerika e ka bërë të qartë që ajo nuk është e “prishur” me popullin kosovar, por janë të “prishur” me qeverinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se amerikanët bëjnë aleancë më të mëdhenjtë dhe jo me të vegjlit, sipas saj, në këtë rast “Kurti është i vogël”.
“Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërri aleancën strategjike me Amerikën. Po ju them një fjalë amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin më të vegjlit se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi