Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se e kanë ftuar debatin parlamentar për pandeminë ngase qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurtit tash e një muaj që ka marrë detyrën nuk ka ndërmarrë asnjë hap karshi gjendjes së rrezikshme vdekjeprurëse nga COVID-19.
Tahiri tha se qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë hap konkret për të siguruar vaksina aq të nevojshme për të shpëtuar jetën e qytetarëve.
“Kryeministër, ke premtuar se brenda vitit do vaksinosh 60% të popullsisë. Kjo i bie afërsisht 1 milion e 100 mijë banorë. Jemi në fund të muajit Prill, dhe asnjë vaksinë të vetme ti nuk e ke siguruar deri me sot. Si ju ke qasur kësaj teme kryeministër? Botërisht dihet se askush përveç qeverisë, nuk mund të negociojë për vaksina. Me cilin prodhues keni negociuar për vaksina Kryeministër? Prodhuesit janë pak. Dihen me emra. Me cilën? Përveç plotësimit të egove tua politike duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, a ka hyrë në agjendën tuaj ndonjë vizitë diku në ndonjë shtet që mund të na ndihmojë në sigurimin e vaksinave”, tha Tahiri.
Kreu i deputetëve të PDK-së tha se sa i përket vaksinave anti-Covid, qeveria aktuale e ka lënë Kosovën të krahasohet me Libinë, Kamerunin, Sirinë, Kirgistanin e Zambinë.
“Prandaj, përderisa po dështoni në sigurimin e vaksinave, ju po e bëni Kosovën shtet të dështuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve të saj. Kjo është e pafalshme. Ose veproni, ose lëshoni rrugë. Sepse qytetarët që ju kanë besuar aq shumë e ju kanë votuar me të madhe, sot janë në rrezik direkt për jetë. Ne e dimë që Stalini ka thënë se kur e vret një njeri atëherë ke shuar një jetë. Por një milion jetë të shuara janë vetëm statistika. Nuk besojmë se kjo është mendësia juaj. Prandaj duhet të reflektoni urgjentisht. Sepse rastet e vdekjes, kanë filluar të bëhen statistika”, tha Tahiri.
Ai po ashtu ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili siç tha ai nuk ka bërë asnjë hap të prekshëm për të siguruar vaksina ashtu siç kishte vepruar në Qeverinë Kurti 1 me dështimin për të siguruar teste.
Ai tha se Arben Vitia duhet të tregojë para qytetarëve se çka realisht ka ndodhur me dështimin e kontratës për vaksinat Pfizer ndërsa e ka kritikuar ashpër për mos mbështetjen e nevojshme të spitalet dhe personelin shëndetësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?