Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon.
Ai akuzon kreun qeveritar se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike.
Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe Policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit.
Tahiri në një intervistë për KosovaPress thotë se Qeveria e Kosovës duhet të del me një draft të vet sa i përket asociacionit, derisa konsideron se ideja që drafti i BE-së të dorëzohet në Komisionin e Venecias është vetëm një “shaka” e llojit të vet.
“Qeveria e ka pranuar Asociacionin. Arsyeja që s’po e bën asociacionin janë zgjedhjet. Janë munduar të na dërgojnë në zgjedhje tash më 7 korrik, me përdorë ai policinë dhe ushtrinë, ndoshta kishte qitur në rrugë edhe automjetet për të shitur patriotizëm. Të tregojë përralla – ai nuk ka qenë pjesë. Kush e ka bërë Ushtrinë e Kosovës? Është UÇK-ja, transformimi në TMK dhe FSK dhe në fund tri ligjet që ia kanë dhënë të drejtën ushtrisë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka bërë Qeveria e Ramush Haradinajt”, tha Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së kërkon nga Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës vijnë si politikë eksperimentale e kësaj qeverie. Këtë politikë eksperimentale kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka vazhduar për gjatë katër vjetëve. Megjithatë, sanksionet duhet të hiqen pasi nuk kanë kuptim më pas 24 shtatorit të sulmit në Banjskë. S’ka asnjë logjikë që Kosova me qenë nën sanksione dhe Serbia të mos ketë sanksione – një vend që arriti që përmes sponsorizimit shtetëror të sfidojë përmes organizimeve terroriste Kosovën”, deklaron Tahiri.
Krahas kësaj, Tahiri thotë se delegacioni i Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme do të jetë në Strasburg, ku do të shikohen mundësitë që të ftohet një takim i jashtëzakonshëm i Komitetit të Ministrave për anëtarësimin e Kosovës.
Megjithatë, ai shton se Kosova do të ketë të vështirë të përfshihet në agjendë pa një konsensus të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Kushtin e tyre për procedimin e draft-statutit të asociacionit të propozuar nga BE në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri e quan të padrejtë.
“Javën e ardhshme do të jemi në Strasburg. Aty do të shohim se cilat janë mundësitë për t’u ftuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave për anëtarësim. Me thënë të drejtën, kushti i asociacionit nuk ishte kusht i drejtë për shkak se raporti i Dora Bakoyanis thoshte qartë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk nënkupton se asociacioni të jetë kusht, mirëpo do të jetë pas anëtarësimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte realisht i papritur dhe shpresoj që nuk do të shtyhet përpara dhe të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës… Duhet të punohet shumë me vendet anëtare. Unë jam i bindur se nuk do të hyjë në agjendë përderisa nuk do të ketë një konsensus të anëtarëve që e mbështesin Kosovën për t’u anëtarësuar në KiE”, thekson Tahiri.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Tahiri e konsideron të domosdoshme që Bashkimi Evropian të ndryshojë qasje pas zgjedhjeve të strukturave të reja në shtator.
“Pres që qasja në dialog të jetë ndryshe. Ajo që unë mendoj se duhet të ndryshojë është se procesi i dialogut të mos jetë një “shou” i një njeriu, por të jetë një ekip që do të ndihmojë arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke si synim politik që kemi. Ekipi negociues të jetë i qëndrueshëm dhe të përcaktojë disa data dhe afate. Ne jemi një kohë të gjatë në dialog dhe ky dialog e ka ngulfatur debatin për tema të tjera”, tha Tahiri.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë ditë më parë për KosovaPress se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Gjykatën penale vijon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmon Palevski

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

A do të zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë