LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova ka dhënë shembull shumë të mirë në botë me kthimin e 110 shtetasve nga Siria

Tahiri: Kosova ka dhënë shembull shumë të mirë në botë me kthimin e 110 shtetasve nga Siria

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se shteti e ka për obligim që t’i rehabilitojë fëmijët, por edhe gratë që janë kthyer pas tmerrit që kanë përjetuar atje.

“Në anën tjetër nuk duhet të lejojmë që qytetarët tanë të kthehen në kërcënim për demokracinë në botë dhe të kryejnë sulme të mundshme terroriste”, ka thënë Tahiri në Zonën e Debatit.

“Një pjesë e tyre kanë qenë të manipuluara, për atë arsye kemi edhe një proces hetimor, secili që dyshohet se ka qenë pjesë e këtyre organizatave do të dalë para drejtësisë – askush nuk do të amnistohet”.


“Kriminelët do të dalin para drejtësisë, viktimat do të rehabilitohen”.

Tahiri tha se Kosova ka dhënë shembull shumë të mirë në botë me kthimin e këtyre 110 shtetasve nga Siria.

“Janë nëntë fëmijë pa asnjërin prind, janë fëmijë jetimë edhe babain edhe nënën i kanë të vrarë në luftë. Ne kemi programet për trajtimin e tyre. Disa nga ata u janë dorëzuar familjeve të prindërve, por ne i kemi në përkujdesje të vazhdueshme dhe do të sigurojmë gjithçka që atyre u nevojitet”.

“Shteti do t’u ofrojë rehabilitim edhe të gjitha grave që nuk kanë mbështetje nga familjet”.

Ministri i Drejtësisë tha se shteti nuk do t’i lë në dorë asgjë rastësisë, duke hetuar dhe mbledhur kështu informacione për secilin individë të është kthyer nga Siria – në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik për Kosovën dhe asnjë shtet tjetër.

“Ne kemi informatat të detajuara edhe për personat që akoma gjenden në Siri, nuk e dimë saktësisht numrin e tyre, por tashti nuk preferojmë që të bëjmë publike vendndodhjen e tyre, moshën apo gjininë në mënyrë që të mos i rrezikojmë ata”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori