LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Korrupsioni s’do ta mbajë peng lëvizjen e lirë

Tahiri: Korrupsioni s’do ta mbajë peng lëvizjen e lirë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Republika e Kosovës do të shkëputet përfundimisht nga perceptimet e mos efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe çdo obligim institucional që ka adresë, nuk do të arsyetohet.

Ai në Facebook ka shkruar se pas përmbylljes së temës më të përfolur gjatë viteve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Demarkacionit me Malin e Zi, përgjegjësia për lëvizjen e lirë të qytetarëve kryesisht bie mbi institucionet e sistemit të drejtësisë.

“Të vetëdijshëm se sundimi i ligjit si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë përgjegjësi shtetërore dhe institucionale si dhe kusht për liberalizimin e vizave, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë, dërguam mesazh të fuqishëm se angazhimi ynë i përbashkët në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që kemi, nuk do mungojë për asnjë rast dhe për asnjë arsye.


Republika e Kosovës do të shkëputet përfundimisht nga perceptimet e mos efikasitetit në luftën kundër këtyre dukurive dhe çdo obligim institucional që ka adresë, nuk do të arsyetohet. Në këtë luftë, në frontin e parë duhet të jenë vetë institucionet dhe për këtë, unë do jap maksimumin tim si ministër i Drejtësisë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do ta mbajnë peng perspektiven tonë evropiane dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori