Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Koordinatori Nacional Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Fatos Makolli, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorë dhe shefa të misioneve diplomatike të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët i ka informuar për riatdhesimin e 110 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.
Tahiri ka informuar ambasadorët për masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë pamundësuar pjesëmarrjen e kosovarëve në organizatat terroriste, duke folur nga perspektiva e masave ligjore si dhe nga mobilizimi social.
Sipas ministrit Tahiri, ndryshimet e bëra në legjislacionin penal sanksionuan çfarëdo pjesëmarrje në konflikte të huaja të motivuara nga doktrinat radikale si dhe përhapjen, mbështetjen dhe financimin e terrorizmit.
“Trendit të pjesëmarrjes në konflikte të huaja, institucionet dhe shoqëria jonë i kanë dhënë një përgjigje të fuqishme, duke e bërë një ndarje të thellë nga çfarëdo motivimi, mbështetje apo sinergjie për ngjarjen në Siri dhe Irak. Si rezultat e kësaj ndërmarrësie, nga viti 2016, asnjë qytetar i vetëm i Republikës së Kosovës nuk iu është bashkangjitur konflikteve në zhvillim apo grupeve terroriste. Asnjë qytetar s’ka udhëtuar në zonat e konflikteve” ka thënë ministri Tahiri.
Tahiri ka njoftuar ambasadorët e BE-së për rolin e tij në drejtim e Task Forcës për riatdhesimin e shtetasve të Republikës së Kosovës nga zonat e luftës në Siri.
“Si Ministër i Drejtësisë, kisha përgjegjësi ta adresoja edhe pikëpamjen se Republika e Kosovës dhe Kushtetuta jonë nuk mund ta mohojë të drejtën e ekzistencës dhe shtetësisë së qytetarëve tanë që ishin në Siri, veçmas atyre viktimave të mashtrimit, dhe fëmijëve. Në vend të mohimit të ekzistencës së tyre, ne zgjodhëm të marrim pronësi të plotë mbi ta, përmes një vendimi të qartë: kriminelët para drejtësisë dhe viktimat në rehabilitim dhe risocializim” ka thënë Tahiri
Tahiri ka folur edhe për rolin e Republikës së Kosovës në kuadër të Aleancës Globale Kundër ISIS, si një prej vendeve që prijnë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Republika e Kosovës ka vendosmëri të plotë që parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit të mbetet një prej agjendave të rëndësishme për të cilat angazhohet shoqëria jonë dhe institucionet tona. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që qytetarët tanë të paraqesin kërcenim për rendin tonë kushtetues dhe për vendet tjera demokratike. Riatdhesimi i qytetarëve tanë nga zonat e konflikti në Siri, dhe shkëputja nga shfrytëzimi i tyre nga organizatat terroriste dhe grupet radikale është një goditje e fuqishme që Republika e Kosovës i ka dhënë terrorizmit” ka theksuar ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

FMN: Investimet publike dhe rritja e pagave, janë shtytësit kryesorë të ekonomisë vendore në vitin 2025

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe