LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dorëzon në OKB peticionin që kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Tahiri dorëzon në OKB peticionin që kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka dorëzuar në OKB peticionin e qytetarëve të Kosovës, përmes së cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Tahiri në selinë e OKB-së, është takuar me përfaqësuesen speciale të sekretarit gjeneral të OKB-së për çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve, Pamila Pratten.


Në cilësinë e kryetares së Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, Tahiri e ka dorëzuar peticionin e nënshkruar në vitin 2014 nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë që i njëjti të arrijë të sekretari gjeneral, Antonio Gueterres.

“Jam shume e lumtur qe arritëm ta dorëzojmë peticionin e qytetareve te Kosovës ne OKB drejtuar Sekretarit Gjeneral Antonio Guterres për te kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjate luftës ne Kosove. Ne emrin tim si kryetare e Bordit Drejtues te Grave për Peticionin (BDGP) dhe anëtareve te Bordit falënderojmë gjithë qytetaret, qe nënshkruan masovikisht ketë peticion ane e mban Kosovës ne vitin 2014, falënderojmë Qeverinë e atëhershme te Kosovës në nivelin qendror dhe lokal dhe donatoret qe e bënë të mundur realizimin e këtij misioni historik në mbështetje të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ajo tha se do të vazhdojnë punën derisa të arrihet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori