Site icon Telegrafi

Tadiq publikon foton e gangsterit serb Dragoviq që shihet nën shoqërimin e djalit të kumbarit të Vuçiqit

Millosh Dragoviq shihet duke u shoqëruar me djalin e kumbarit të Aleksandar Vuçiqit, Urosh Paniq ka bërë të ditur ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Sipas Tadiqit, gangsteri Dragoviq ishte bërë i famshëm duke ofenduar policinë serbe.

“Ky është njëfarë Millosh Dragoviq në foton me djalin e kumbarit të Vuçiqit, Urosh Paniq, i cili u bë i famshëm nga një video e tij duke vozitur me arrogancë një Lamborghini, ndërsa ofendonte dhe poshtëronte policinë”, njofton Tadiq në Twitter.

Ai shton se thirrja e Vuçiqit për të hequr dorë nga armët është vetëm një farsë.

“Përveçse manekenët janë për aksionin ‘Hiqni dorë nga armët’, në të vërtetë le të shohim se çfarë dreqin fshihet pas gjithë historisë [thirrjes së Vuçiqit]”, përfundon ai.

Kujtojmë se gjatë të shtunës së kaluar, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version